VIDEO/ Sherr me thika e armë, plagoset shqiptari në Itali

Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në Itali pas një sherri në një lokal në zonën e njohur si Alba Adriatika

Sherri ka eksaluar deri në përdorimin e armës dhe për pasojë një 38-vjeçar italian ka mbetur i plagosur. Sipas mediave italiane, fillimisht ka qenë një shtetas italian, i cili ka qëlluar me thikë 22-vjeçarin shqiptar,  ndërsa më pas janë bërë pjesë e sherrit edhe persona të tjerë, raporton “BalkanWeb”.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe po mbahen nën kontrollin e bluzave të bardha. Ende nuk dihen shkaqet, të cilat çuan në plagosjen e dy personave, por as identiteti i tyre, përcjell “rete8.it”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?