VIDEO/ Shkrumbohen nga flakët 2 automjete në Shkodër

Dy automjete janë shkrumbuar nga flakët në qytetin e Shkodrës.

Dyshohet se shkak për djegien e tyre është bërë një shkëndijë elektrike në njërën nga makinat.

Flakët kanë djegur totalisht një automjet të tipit woklswagen dhe 1 mercedez-benz.

Mësohet se zjarrëfikesit kanë patur vështirësi për të hyrë në zonën e parkimit privat ku ndodheshin makinat, pasi rruga ka qenë e bllokuar nga makina të tjera të parkuara aty.

Policia po punon për dokumentimin plotë të ngjarjes.

Shkrumbohen nga flaket 2 automjete ne Shkoder

SHKARKO APP