VIDEO/ Shokët dhe shoqet e reja socialiste harbohen në ambient të mbyllur. Ahmetaj: Kujdes mos na dalin pamjet

Një tjetër video tregon harbimin e socialistëve në këtë kohë pandemie, ndërkohë që lideri i tyre suprem e ka mbështetur të gjithë fushatën elektorale te shpëtimi nga vaksinat, dhe ndërkohë që Komiteti i Ekspertëve i dirigjuar nga Rama vazhdon të marrë vendime që kufizojnë grumbullimet mbi 10 persona.

Në pamjet e radhës të siguruara nga FaxNews është ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili feston me militantët e rinj socialistë në një ambient të mbyllur me muzikë të lartë.

Ndërkohë që ajo që e bën edhe më të rëndë këtë video është fakti se ministrit Arben Ahmetaj, u jep porosi të pranishmëve që të bëjnë kujdes dhe të mos lejojnë qarkullimin e videove dhe fotove të sotme.  “Ju lutem kujdesuni që asnjë video apo foto e sotme të mos qarkullojë, se na rrëzon komplet diskursin që kemi për takimet e opozitës,” thuhet në mesazh.

YouTube player

SHKARKO APP