VIDEO/ Shokuese në Fushë Krujë, të maskuar dhe me kallash në duar të rinjtë rrahin barbarisht 30-vjeçarin

Nuk janë pamje që vijnë as nga Kolumbia dhe as nga Meksika, por vetëm disa kilometra larg Tiranës, në qytetin e Fushë Krujës.

Disa të rinj futen të armatosur dhe të maskuar brenda një lokali në qytet dhe pasi terrorizojnë të pranishmit dhunojnë rëndë një të ri.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Shtetit, sipas të cilës është ngritur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas policisë, i dhunuari është 30-vjeçari me iniciale E.E.

Njoftimi i Policisë Krujë për ngjarjen:

Në lidhje me disa pamje filmike të publikuara në media, ku shfaqen disa persona duke dhunuar një shtetas në një lokal, ju sqarojmë se:

Më datë 17.02.2021, në orën 19:40, në ambientin e një lokali në Fushë Krujë, kanë hyrë disa persona ende të paidentifikuar (dyshohet të armatosur), të cilët kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë shtetasit E. E., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar në banesën e tij.  

Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. E. është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës, të cilët kanë bërë shoqërimin e disa shtetasve të dyshuar dhe në cilësinë e provës materiale janë administruar disa pamje filmike.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijojnë punën intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP