VIDEO/ Shpërthimi makinës në Korçë, rëndohet bilanci, ja sa persona janë plagosur

Një automjet është përfshirë nga flakët sonte, afër një pike karburanti në Korçë. Zjarri ka rënë në hyrje të qytetit. Nga flakët janë lënduar 4 persona, të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Makina ishte me impiant gazi dhe dyshohet se zjarri ka ardhur aksidentalisht për shkak të një çakmaku. Raportohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - Shpërthen makina në Korçë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?