VIDEO- Shqipëri-Mali i Zi, nis rivendosja e kufinjve në liqenin e Shkodrës! Inekzistent prej vitesh

Në liqenin e Shkodrës ka nisur vendosja e bovave të reja, nëpërmjet të cilave përcaktohet edhe vizualisht kufiri mes Shqipërisë e Malit të Zi.

Vendosja e bovave të reja bëhet pas një komunikimi të vijueshëm nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, me palën kufitare të Malit të Zi.

Gjatë ditës së sotme, me ndihmën e helikopterit të Forcës Ajrore si dhe të Repartit të Hidrografisë të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi operacioni për vendosjen e tyre në kufirin e liqenit të Shkodrës. Kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të zi në Liqenin e Shkodrës, e ndajnë 21 bova, të cilat për shkak të kushteve atmosferike u dëmtuan dhe nuk ekzistonin prej vitesh” njofton Policia e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2456228611117110/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?