VIDEO/ Shqiptarët e kthyer nga Anglia, ministri britanik dhe Balla ndjekin nga afër procedurën
Ministri britanik i Emigracionit Robert Jenrick ndodhet në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit, që mbahet në datë 14 shtator.
Së bashku me ministrin Balla ishin në aeroportin “Nënë Tereza”, për të parë nga afër përpunimin e të dhënave të shtetasve të kthyer nga Anglia si pasojë e qëndrimit të tyre të paligjshëm.
Më pas dy ministrat vizituan Task Forcën, e cila funksionon në ambientet e godinës së re të Komisariatit të Policisë Rinas ndërtuar në maj 2022, e cila është financuar nga qeveria britanike.
Gjithashtu në Rinas janë ndërtuar ambiente të posaçme për intervistimin e shtetasve të kthyer, subjekt i riatdhesimit. Pala britanike ka asistuar Policinë Shqiptare edhe me pajisje logjistike, duke rritur kapacitetet përpunuese të strukturës. Prej dhjetorit 2022 numri i migrantëve të paligjshëm shqiptarë drej drejt Mbretërisë së Bashkuar ka rënë me 90%.