Video/ Skandal me sjelljen e policisë së shtetit, shtyjnë dhe përplasen me gazetaren
Një incident është shënuar gjatë raportimit të gazetares së Fax News, Fjona Çela nga zona e Tufinës në Tiranë, ku punonjës të policisë e kanë shtyrë atë gjatë kohës që po bënte transparencën e debateve mes banorëve.
Disa punonjës policie, meshkuj kanë shtyrë fillimisht gazetaren, dhe më pas pranë saj kanë mbërritur dhe disa efektive femra.
Pavarësisht se gazetarja këmbënguli që ishte live, dhe duhej që të raportonte, policia nuk lejoi median që të ishte pranë banorëve.