VIDEO/ Studentët vazhdojnë bojkotin, sallat e Ekonomikut bosh

Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës vazhdojnë bojkotin e mësimit. Kjo video vjen nga Fakulteti i Ekonomisë, dhe duket qartë se gjithë klasat janë bosh.

Kanë qenë vetë studentët e ngujuar që kanë filmuar këto pamje për të treguar se kemi të bëjmë me një bojkot 100% të procesit mësimor nga studentët dhe pedagogët. Në këtë fakultet u bënë votime pro dhe kundër bojkotit dhe shumica e cilësuar e studentëve votuan për bojkot.

“Ndërkohë dekani i FEUT ka lajmëruar në media dhe online se ka rifilluar normalisht procesi mësimor dhe ne si student e përgënjeshtrojmë”, deklarojnë studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Studentët vazhdojnë bojkotin, sallat e Ekonomikut bosh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?