VIDEO/ “Të gjithë shqiptarët, më 25 prill, të bëhemi bashkë kundër shpopullimit të Shqipërisë”

Aktivistja Elona Caslli ka postuar një video të gazetarit Genc Sejko, i cili jeton në Londër.

Në video, Sejko tregon gjithë kalvarin e historinë e emigrimit të shqiptarëve që prej vitit 1945 kur shqiptarët e Çamërisë u dëbuan nga trojet e tyre nga grekët; te viti 1991 i emigrimit masiv të popullit shqiptar dhe deri në ditët e sotme kur shqiptarët vazhdojnë ta braktisin atdheun e tyre për një jetë më të mirë.

Prandaj, Sejko bën thirrje që të shqiptarët të bashkohen më 25 prill për të votuar kundër shpopullimit të Shqipërisë.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni videon kaq domethënëse në një ditë simbolike si Festa e Pavarësisë.

 

SHKARKO APP