VIDEO/ Tentativa e dytë, momenti kur IKMT hedh në erë pallatin 7 katësh në Tiranë

Inspektoariati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur sot një pallat shtatë katesh në zonën e Astirit në Tiranë.

Pallati është shembur me tentativën e dytë, pasi dje dështoi. IKMT ka publikuar pamjet nga momenti i hedhjes në erë të godinës së lartë. Për të shembur pallatin janë përdorur 10 kilogramë lëndë shpërthyese, që u vendosen në 350 furnela.

“IKMT prish me sukses objektin 7 katësh ne gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës. U përdoren 10 kilogramë lëndë shpërthyese, që u vendosen në 350 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP