VIDEO/ Thirrje zemre nga djaloshi i protestave: Ju lutem, mos votoni sot!

Dhjetëra qytetarë që janë mbledhur paqesisht sot përpara KZAZ-ve në Tiranë, i kanë bërë thirrje votuesve që hynin në to të mos merrnin pjesë në një proces jokushtetues, joligjor, në një proces kandidimi pa kandidatë dhe platforma për njerëzit.

Thirrjeve të këtyre protestuesve paqesorë i është bashkuar edhe zëri i njohur i një fëmije: “U bëj thirrje tërë të rriturve të mos votojnë sot që të mos ma prishin mua të ardhmen!” dëgjohet djaloshi në foto.

Kujtojmë se fëmijët kanë filluar pushimet verore, por që duket se nuk janë të tilla për këtë miturak, që nuk e ka për herë të parë protestën. Është i njejti djalosh që është përleshur me muaj me radhë me Policinë tek Unaza e Re, që nga nëntori i vitit 2018, për të mos lejuar t’i shembin shtëpinë, për të mos lejuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn ta flakë rrugëve të pastrehë me vëllanë e vogël dhe prindërit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?