Video/ Tirana një atraksion i preferuar për turistët. Shihni videon e xhiruar në mes të Londrës
Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e turistëve të huaj. Jo vetëm të atyre që vijnë për të vizituar kryeqytetin shqiptar, por Tirana tashmë shihet edhe nëpër reklamat në mes të qyteteve më të mëdha të botës.
Në një prej banerave në metrotë e kryeqytetit Britanik, Londrës promovohet Tirana si një destinacion që duhet vizituar.
Të organizuar me agjenci apo grupe familjare, në kryeqytet ndesh plot të huaj që preferojnë Tiranën si destinacion për të kaluar një fundjavë ndryshe. Për më tepër shihni videon e regjistruar në Londër.