VIDEO/ Tjetër pallat në Gjirokastër rrezikon të shembet, flasin banorët
Një tjetër pallat rrezikon të shembet në Gjirokastër. Sot banorët e pallatit që është në krah të atij që po shembet, janë ngritur në protestës. Ata pretendojnë se janë të rrezikuar nga shembja e malit në krahë të pallatit të tyre dhe janë të trembur pasi edhe pallati i tyre mund të shembet.
Më tej ata janë shprehur se kanë 12 vite që nuk kanë marrë hipotekën.
“Problemi është se kemi malin nga lart. Kemi frikë se na vjen dhe na zë brenda me fëmijë.
Kemi paguar kokërr më kokërr, kjo është pasuria jonë. Kam punuar 20 vite në Greqi që bleva këtë dhe e mora belanë me lekë dhe tani nuk del asnjë këtu.
Ku është ai që ka dhënë lejen, të dalë para përgjegjësitë. Kam 12 vite që kam blerë shtëpinë, nuk kam marrë as hipotekën. Jemi 32-familje në këtë pallat.”, shprehen qytetarët. /Faxnews
KOHA JONË SONDAZH

