VIDEO/ Tubim para Kryeministrisë, gratë djegin reçipetat: Nata është e jona!

Një protestë nga gratë u mbajt para Kryeministrisë. ”Poshtë patriarkati”, ”trupi im jeta ime”-ishin disa prej thirrjeve që u bënë nga protestuesit. Protesta nisi rreth orës 18:00 në Qytet Studenti, duke marshuar drejt Kryeministrisë dhe më pas bashkisë.

“Kemi vendosur logon “Nata është e jona”, sepse nata është pjesa më e frikshme për një grua, e cila ndonjëherë natën ka frikë të shkojë nga puna në shtëpi, ka frikë të ecë lirshëm natën. Rrugët nuk iu përkasin vetëm meshkujve, por edhe femrave.

Momenti i errësirës është ai moment kur ajo mund të dhunohet, grate nuk janë të sigurta. Duhet të ndërgjegjësohen të gjithë, sepse liria e grave është në fund të ditës demokraci më e mirë”, deklaroi njëra prej aktivisteve.

SHKARKO APP