VIDEO/ Udhëtimi i Klajdit drejt Lushnjes, Italia e përcjell si hero

Si një hero është përcjellë nga Italia, arkëmorti me trupin e pajetë të Klajdi Bitrit. Tullumbace të bardhë q[ë u lëshuan në qiell, lule dhe duartrokitje për udhëtimin e fundit të 23-vjeçarit, i vrarë të dielën nga 27-vjeçari algjerian Fatah Melloul, tashmë në burg. Familjarë, miq dhe të njohur e shoqëruan arkivolin nga morgu i spitalit në portin e Ankonës.

Në rreshtin e parë, vëllai i Klajdit, Xhuliano, më pas miqtë e tij, si dhe dhjetëra, anëtarë të komunitetit shqiptar dhe shokë. Ata parakalojnë në portin e Ankonës dhe artikulojnë një fjalë të vetme: “Drejtësi, drejtësi, drejtësi”. Ky ishte rrugëtimi i fundit i Klajdi Bitrit drejt Shqipërisë. Shpenzimet e ceremonisë mortore do të mbulohen nga Bashkia e Lushnjes, me vendim të Këshillit Bashkiak.

Klajdi Bitri u vra nga algjeriani, i cili e goditi me pushkën e peshkimit. Shtiza i preku organet vitale, zemrën dhe mushkërinë. Ngjarja ndodhi pas një sherri banal për lirimin e rrugës. Klajdi Bitri doli nga makina për të mbrojtur mikun e tij italian por u godit nga algjeriani.

SHKARKO APP