Video / Unaza e Madhe, Veliaj: Puna nuk ndalet asnjë ditë për t’i dhënë sa më shpejt qytetarëve një kryevepër

Unaza e Madhe e Tiranës është një vepër e rëndësishme për banorët e kryeqytetit, por edhe për të gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj solli mbrëmjen e sotme pamje nga puna intensive natë e ditë që po bëhet për të finalizuar sa më parë këtë vepër kaq të rëndësishme.

“Puna në Unazën e Madhe të Tiranës nuk ndalet asnjë ditë, për t’i dhënë sa më shpejt qytetarëve një kryevepër, që do transformojë hyrjen e qytetit”, u shpreh Veliaj.


Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.

SHKARKO APP