VIDEO/ “Vetëm busti i Skënderbeut pronë publike”, Shehi: Nuk e shpëton opozita Teatrin
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehi ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli rreth situatës së krijuar me Teatrin Kombëtar, krizës politike në vend, zgjedhjet e dekretuar nga presidenti për tu zhvilluar më 13 Tetor si dhe procesin e integrimit të vendit.
Shehi tha se qëllimi i vetëm i Kryeministrit Edi Rama është zaptimi i pronave dhe pasurive publike që në to të ndërtohen kulla për të cilat argumentuoi se nuk janë të dobishme për qytetarët shqiptarë pasi ato kanë të bëjnë me pastrim të parave.
Shehi tha se Rama po e çon vendin drejt një diktature dhe për këtë ai bëri edhe krahasime me Enver Hoxhën dhe sistemin komunsit.
Ai u ndal edhe tek mundësia e zhvillimit të tri palë zgjedhjeve në Tetor, përkatësisht ato presidenciale, lokale dhe politike, propozim i bërë nga Presidenti Meta por që sipas tij është diçka që duhet bërë, por jo në këtë datë pasi është pothuajse e pamundur dhe nuk do të ndryshonte shumë gjëra.
Pjesë nga intervista e Shehit:
“Ideja e Edi Ramës është e ngjashme me atë të Enver Hoxhën, ku më mirë ti qeverisur shqioptarët përmes frikës se sa përmes respektit se nuk po them përmes dashurisë. Enver Hoxha ishte një krimel, por kishte në shumë vende të botës Enver Hoxhë. Ndërkobëtarët bëjnë mirë që nuk merren me këtë punë, duhet të merremi vetë me veten.
Ne prandaj duhet të merremi me gjykatat, me qeverinë, me Edi Ramaën, dhe me këtë parlament. Nuk duhet të presim Brukselin të vërë drejtësi për ne dhe për Teatrin Kombëtar. Dje u mbytën në Mesdhe 150 vetë dhe nuk merret Brukseli me atë gjë jo do të merret me Teatrin tonë Kombëtar. Ky ka cënuar më shumë se me Teatrin, duke vjedhur shqiptarët pafund. Ne nuk merremi me këtë punë por presim Brukselin. Duan të justifikojnë me 200 mijë teza se ky Teatër duhet të shembet se është i vjetër, se po të ishte i ri mund të bëhej monument.
Ky njeri duke bërë hajdutin dhe grabitësin e pronës publike. Me gjasë pronë publike do të quhet vetëm busti i Skënderbeut. Ato nuk i bën një me mbiemrin Fusha, por jo, ato i bën Edi Rama, është ky pronari dhe strumbullari. Ky nuk thotë se nuk është turp të shembësh Teatrin dhe të ndërtosh kullat, ky thotë vetëm se kam marrë shumicën e votave dhe për këtë mund t’ju grabis gjithçka”.
Sa do ta mbronte marrëveshja mes artistëve dhe Bashës Teatrin?
“Kjo marrëveshje i jep kampit politik një situatë morale. I thotë në njëfarë mënyre se jemi me ju artistët, do ta mbrojmë e rindërtojmë”.
Si mund të ndalohet shembja e Teatrit dhe a mund ta bëjë këtë opozita?
“Teatrin nga shembja e mbron jo një marrëveshje por qyteti i Tiranës siç janë të pedonalja me mijëra duke pirë kafe të dalin në rrugë e shesh. Asnjë të drejtë nuk ka që i pengon ata nëse dalin dhe vetëm këta e shpëtojnë Teatrin”.
Duhet të politizohet kjo çështje?
“Absolutisht po. Ato që e kanë parë vetëm si çështje të artistëve dhe intelektualëve e kanë gabim. Duke e politizuar i jep maksimumin e garancisë. Fjala politikë do të thotë kur e bën për një numër të madh të qytetarëve. Teatri është simboli i rezistencës së intelektualëve”.
A është Teatri një godinë e shëmtuar siç e konsiderojnë nga mazhoranca?
“Kjo është një propagandë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Këta janë dy injorantë dhe kanë urrejtje për qytetin. Të dy këto janë kafshë dhe e kanë prishur qytetin e Tiranës.
Sheshi i Tiranës ishte një shëmtim dhe shpenzim i madh dhe një ngarkim për trafikun e makinave në këndvështrimin tim. Kjo ishte një marrinë dhe budallëk. E gjithë qendra e Tiranës është oborr për kullat e Edi Ramës. U bë 10 vjet ky Bulevardi i Ri dhe Veliaj vetëm 40 metra ka ecur. Ky Teatri duhej bërë atje, opera e re është po e njëjta shëmti e socializmit, stadiumi, qendrat e reja të biznesit të bëheshin po ashtu atje. Përballë PD-së po bëhet një kullë 40 katëshe, kujt i hy në punë? Përballë Katedralës Ortodokse është një kullë që prej 10 vitesh qëndron bosh, po kush futet në to, vetëm paratë e pista futen aty askush tjetër. Këta duan ta shkatërrojnë Tiranën sepse askush nga ata nuk kanë asnjë lidhje me Tiranën”.
Duket se ka një lloj qetësie nga krahu opozitar pavarësisht deklaratave të Bashës e do të vijonte aksioni opozitar, çfarë po ndodh?
“Vij këtu në pizgun e vapës në orën 4 të pasditës për të thënë diçka këtu, ja kjo është ajo çfarë po bëjmë të flasim dhe japim opinionet tona. Ne kemi bërë 10 protesta kombëtare dhe kemi parë shumicën e popullit me vete. Por nuk mund të ftojmë popullin në gjithë këto temperatura sepse do të ishte e tepërt. Jo rastësisht opinioni ndërkombëtar po ndryshon. Presidenti i OSBE-së tha dje që duhet të pritet Gjykata Kushtetuese, sepse e ka kuptuar. E njëjta gjë ndodhi me raportin e OSBE/ODHIR dhe e njëjta gjë ka ndodhur me raportin e Departamentit të Shteti e po ashtu me mediat ndërkombëtare. Prandaj rezistenca ndaj Edi Ramës ka mbërritur në gjithë shoqërinë sa arrihet tashmë të mendohet se javën e ardhshme nuk do të jetë më në pushtet Edi Rama. Ne kemi shfaqur shenja anarkie, por ata që e shohin situatën politike kanë arritur të shohin se kjo ishte rruga e mundshme e mbetur e opozitës”.
A do të hyjë opozita në zgjedhjet e dekretuara me 13 Tetor?
“Nuk është marrë ende një vendim. Unë personalisht për zgjedhje administrative do të hyja. Nëse këtu flasim për 13 Tetor për zgjedhje politike dhe aq më tepër presidenciale, unë gjykoj se nuk është e mundur. Unë e vlerësoj presidentin dhe rriskun që ka marrë përsipër pasi ka hyrë në një konflikt të hapur me qeverinë. Unë mendoj se nuk jemi në kushte të tilla”.
Jeni dakort për tre palë zgjedhje që ka propozuar presidenti në Tetor?
“Që ky duhet të jetë objektivi madhor nuk diskutohet, por që kjo të bëhet në Tetor është e pamundur.
Unë gjykoj se propozimi i Metës për reagimin poltik ishte i duhur por ti qëndrohet idesë për zgjedhje në Tetor është e pamundur. Përtej zullumeve që ka bërë klasa politike zgjedhore, të hapeshin negociatat. Por unë gjykoj se situata e Tetorit është me e errët pas janë edhe një palë zgjedhje të shëmtuara në kurriz”.