VIDEO/ Vidhnin në Tiranë dhe i shisnin në Durrës, kapet grupi i hajdutëve ‘shëtitës’

Një person në pranga dhe dy në kërkim. Ky është rezultati i operacionit të koduar ‘Shëtitësit’, ku janë zbuluar të paktën 11 vjedhje të ndodhura në zonën e Unazës së Re, Kombinat, e disa rrethina të tjera të Tiranës.

Burime zyrtare nga policia thanë se i arrestuari dhe të shpallurit në kërkim vidhnin televizorë, sende dhe materiale ndërtimi, sende dhe materiale parukerie, kabuj elektrik, një sërë kaçavidash dhe mjete prerëse, ku më pas i shisnin në qytetin e Durrësit.

U ndalua:

Swiss Digital Desktop Reklama

Eriol Pane, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si dhe u shpallën në kërkim:

M. V., 31 vjeç, banues në Tiranë.

A. L., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer një sërë vjedhjesh të ndodhura në zonën e Unazës së Re, Kombinat dhe në disa rrethina të Tiranës.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm dyshohet se janë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 13.03.2018 në Unazë të Re dyshohet se kanë vjedhur dyqanin me vegla pune si dhe disa kuti me tela të ndryshme elektrike, me ngjyra e dimensione të ndryshme në pronësi të shtetasit A.P.

Më datë 14.03.2018, në rrugën “Sokrat Miho” në zonën e Unazës së Re në Tirane, dyshohet se kanë vjedhur një televizor, në një magazine në pronësi të shtetasit M.K.

Më datë 03.03.2018, në rrugën “Azem Meshi”, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kasetofonin e mjetit tip “ Fiat” në pronësi të shtetasit G.S.

Më datë 06.03.2018, në rrugën “Thoma Koxhaj” gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur magazinën në përdorim nga shtetasi E.D., ku i kanë marrë disa vegla pune.

Më datë 08.03.2018 tek ‘Astiri’ dyshohet se kanë vjedhur celularin e shtetasit G.F.

Më datë 08.03.2018 në Katund të Ri, dyshohet se ne një lokal kanë vjedhur celularin e shtetasit M.V.

Më datë 12.03.2018 në rrugën “Tre Dëshmorët”, në bodrumin e një pallati dyshohet se kanë vjedhur me thyerje punishten e duraluminit në pronësi të shtetases E. K., ku kanë marrë një gur fresibël dhe një trapan.

Më datë 13.03.2018 në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se kanë vjedhur një magazinë që përdorej nga shtetasi A.Z., ku kanë marrë një vinç dhe dy pompa uji.

Më datë 13.03.2018 në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet kanë vjedhur disa pajisje në dyqanin e shtetasit A.S.,ku kanë marrë dy makina qethje dhe një televizor plazma.

Më datë 13.03.2018 në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën e shtetasit A.S., ku kanë marrë dy saldatriçe dhe 30 metër linear kabull.

Më datë 26.02.2018 në rrugën “Panajot Pano”, dyshohet se kanë vjedhur targën e parme dhe të pasme të mjetit tip “Honda”, në pronësi të shtetasit E.K.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohet se mund të kenë kryer.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “ Benz” në posedim nga shtetasi Eriol Pane, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

një televizor plazma, disa materiale elektrike, disa kabuj elektrikë.

Gjithashtu iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Benz”.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme për veprën ‘Vjedhja e kryer në bashkëpunim’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?