VIDEO/ Vijon puna për “Lungomare 4″, ministri Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës
Puna për zgjatimin e shëtitores bregdetare “Lungomare 4” në Plazhin e Vjetër të Vlorës vazhdon, duke u shndërruar në një investim të rëndësishëm për zhvillimin turistik dhe përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës urbane në qytet.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ndau në rrjetet sociale momente nga puna në këtë projekt, duke theksuar se ky investim ka për qëllim të përmirësojë aksesin, lëvizshmërinë dhe sigurinë në një nga zonat me potencial më të lartë turistik të qytetit.
“Vijon puna për zgjatimin e shëtitores bregdetare ‘Lungomare 4’, një investim infrastrukturor që synon të përmirësojë aksesin, lëvizshmërinë dhe cilësinë urbane në një nga zonat me potencialin më të lartë turistik të qytetit”,-shkruan Demo.
Ai shtoi se ndërhyrja do të sigurojë më shumë siguri për këmbësorët, aksesueshmëri më të mirë dhe do të integrojë zonën me zhvillimet e tjera infrastrukturore të Vlorës. Projekti pritet të rrisë atraktivitetin turistik dhe të sjellë vlera të shtuar për zhvillimin ekonomik të rajonit.
KOHA JONË SONDAZH

