(VIDEO) Vjedhja e argjendarisë në pak sekonda, arrestohen autorët në Shkodër

Dy autorët e grabitjes së një argjendarie në Shkodër më datë 3 shkurt u arrestuan ditën e sotme në Shkodër.

Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Françesko Vukaj dhe bashkëpunëtorin e tij, Iraldo Filipi, 28 vjeç.

Vukaj, me makinën tip Volksëagen pa targa, ka goditur qepenin e një argjendarie në lagjen “Vasil Shanto”, ka marrë disa sende floriri brenda, dhe më pas është larguar duke braktisur makinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Iraldo Filipi u arrestua, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur me makinën tip Benz, për t’u larguar sëbashku me shtetasin Françesko Vukaj nga vendngjarja, pas grabitjes së argjendarisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkoder

Identifikohen dhe kapen autorët e grabitjes së argjendarisë, ngjarje e ndodhur me datë 03.02.2018 në lagjen “Vasil Shanto”.

Më datë 07.02.2018 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë një pune të mirëorganizuar hetimore, u bë e mundur identitfikimi dhe ndalimi i shtetasit:

Françesko Vukaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rrenc, Shkodër.

Gjithashtu si bashkëpuntor i tij u arrestua shtetasi:

Iraldo Filipi, 28 vjeç, banues në fshatin Gajtan, Shkodër

Ndalimi i shtetasit Francesko Vukaj, u bë pasi dyshohet si autor i grabitjes me datë 03.02.2018, ku me mjetin tip Volksëagen pa targa, ka goditur qepenin e një argjendarie në lagjen “Vasil Shanto”, ka marrë disa sende floriri brenda, dhe më pas është larguar duke braktisur mjetin.

Ndërsa shtetasi Iraldo Filipi u arrestua, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur me mjetin tip Benz, për t’u larguar sëbashku me shtetasin Françesko Vukaj nga vendngjarja, pas grabitjes së argjendarisë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti tip Benz me targa AA 294 GU, i cili është përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, si dhe një orë dore floriri e cila rezulton e vjedhur në argjendari.

Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes, e kryer në bashkëpunim” e “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga neni 134/2, 25 e 150 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?