VIDEO/ Vrasja e shitësit në Kamëz, “RENEA” në ditën e tretë të kërkimit të armës së krimit
Edhe këtë të dielë kanë vijuar kërkimet nga ana e polumbarëve në lumin e Tërkuzit te ura e “Zgafnorit” në Njësinë Administrative Zallherr, për gjetjen e armës së krimit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz në datën 25 Prill ku humbi jetën Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita Buci.

Kërkimi ka rinisur nga polumbarët e repartit special “Renea”, që në orët e mëngjesit të kësaj të diele nga ana e polumbarëve, pasi dy autorët pranuan se e kishin hedhur armën e krimit në lumë.
Kujtojmë se për ngjarjen e rëndë janë vënë në pranga Ruzhdi Hodo dhe Vladimir Kurti, të cilët kanë pranuar krimin e rëndë.
E gjithë ngjarjandodhi në sy të djalit të çiftit Buci vetëm 6 vjeç. Menjëherë pas ngjarjes autorët përfitun nga errësira dhe u larguan. Por arratia nuk zgjati shumë dhe të rinjtë u arrestuan.
KOHA JONË SONDAZH

