VIDEO/ Vrasja me sëpatë në Vlorë, zbardhen pamjet e arrestimit të autorit

Zbardhen pamjet e arrestimit të 40-vjeçarit Dilaver Veshaj, pak pasi masakroi me sëpatë kushëririn e tij në fshatin Gumenicë të Vlorës.

Policia ka bërë të ditur se, arrestimi është bërë mëngjesin e sotëm. Arben Veshaj është gjetur i vdekur 500 metra larg banesës së tij.

Njoftimi i Policisë së Vlorës për vrasjen:

Swiss Digital Desktop Reklama

Vret me sëpatë të afërmin e tij, kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 17.03.2018, strukturat policore të DVP.Vlorë kanë marrë njoftim se në fshatin Gumenicë, gjendet i pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij shtetasi A.V., 37 vjeç.

Si rezultat i një punë të mirëorganizuar dhe bashkëpunimi ndërmjet DVP.Vlorë, Delta Forcë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe kapja në kohë rekord e autorit, shtetasit:

Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues në fshatin Gumenicë.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin Arben Veshaj, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?