VIDEO/ Vr*sja e shqiptarit! Greku e ekz*ekutoi brenda 9 sekondave, autori sherr me fqinjët

9 sekonda dhe dy të shtëna nga ana e 68-vjeçarit në Pire të Greqisë dhe i morën jetën 39-vjeçarit shqiptar në Greqi. Mes tyre kishte nisur një debat që sipas dëshmitarëve ishte thuajse e përditshme.

Sipas tyre 68-vjeçari debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe më fqinjë të tjerë. Autori u ngjit në banesën e tij mori pushkën dhe pasi e qëlloi tha; “tani mbarova me ty”. ”Ai njeri kishte sjellje të çuditshme”, është shprehur një dëshmitare. Një tjetër thotë se autori i vrasje shkaktonte shpesh probleme dhe debatonte me fqinjët edhe për gjëra të parëndësishme.

“Autori krijonte vazhdimisht probleme në parking. Shumë herë hidhej mbi makina dhe nuk ngrihej dhe sot mori pushkën dhe kishte një problem me parkimin sepse banonte pikërisht sipër. Ai jetonte vetëm. Viktima nuk ka qenë kurrë problem. E dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna. Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori ishte mbyllur në shtëpinë e tij”, tha një dëshmitar.

SHKARKO APP