VIDEO/ Vuçiç dhe Zaev paralizojnë Tiranën, trafik i rënduar në kryeqytet
Ardhja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev në Tiranë ka shkaktuar një trafik të rënduar në kryeqytet.
Pak çaste më parë ata mbajtën një takim informal bashkë me kryeministrin Edi Rama në hotel “Rogner”, ndërsa më pas u nisën drejt Parkut Olimpik për të marrë pjesë në një aktivitet kushtuar tërmetit të 26 Nëntorit.
Siç duket edhe në videon e siguruar nga “Faxweb.al”, lëvizja e krerëve politikë ka lënë makinat në radhë. Qarkullimi në Tiranë është paralizuar, duke shkaktuar kështu kaos.