Video/ Vuçiç takon Putin, media shtetërore në Serbi “flet” shqip
Ditari i lajmeve në gjuhën shqipe filloi transmetimin në Radio Televizionin e Serbisë 2 me 1 tetor. Kjo veprimtari ishte ndaluar prej kohësh nga autoritetet e Serbisë.
Programi informativ është i emërtuar “Lajmet” ndërsa transmetohet prej orës 19:00 dhe përveç nëntitujve, është në gjuhën shqipe.
Dita e parë e lajmeve në gjuhën shqipe filloi me një raport mbi vizitën e presidentit serb Aleksander Vucic në Rusi, ku u bisedua edhe rreth Kosovës.
Edicioni i parë i lajmeve në gjuhën shqipe përfshinte një lajm rreth kryetarit të kuvendit Kadri Veseli, referendumin e në Maqedoni, tsunamin në Indonezi dhe për fund ishte parashikimi i motit.
Ende nuk dihet qëllimi i transmetimi të lajmeve në gjuhën shqipe, por kjo strategji ka hasur në kritika të forta nga një sërë mediash në Serbi.
KOHA JONË SONDAZH

