VIDEO/ Xhaçka: Prioritet reformimi dhe modernizimit i shërbimeve për shqiptarët jashtë vendit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka publikuar në rrjetet sociale një video informuese lidhur me ofrimin e shërbimeve për shtetasit shqiptarë, që ndodhen jashtë vendit.

Krahas videos, Kryediplomatja Xhaçka shkruan se reformimi dhe modernizimi i shërbimit konsullor dhe përmirësimi i shërbimeve për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, është prioritet i MEPJ dhe se ka vëmendjen e saj maksimale.

“Sigurisht që ka akoma shumë probleme por gjatë viteve të fundit është bërë një punë e madhe. Sfida jonë është ruajtja e ritmit për të bërë edhe më shumë, në shërbim të çdo shqiptari që jeton e punon jashtë vendit”, thekson Ministrja Xhaçka në postimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në video tregohet në shifra reale rritja e numrit të shërbimeve konsullore dhe shërbimeve për dokumente biometrike me kalimin e viteve, si dhe informacione më të detajuara se ku edhe si shtetasit shqiptarë mund të aplikojnë për këto shërbime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?