(VIDEO) Zgjedhjet për autoritetet drejtuese në universitete, studentet kundër, Logu: Të paligjshme, kemi ngritur padi në gjykatë

Në 30 korrik pritet të zhvillohen zgjedhjet për autoritetet drejtuese të universiteteve publike në vend, në një kohë që polemika të shumta po shoqërojnë këtë proces. Studentët e cilësojnë urdhrin e MASR për caktimin e datës së zgjedhjeve si të paligjshëm dhe kanë ngritur një padi pranë Gjykatës Administrative për çështjen.

Zgjedhjet për autoritetet drejtuese në universitete, studentet kundër, Logu: Të paligjshme...

Marash Logu, student i Fakultetit të Drejtësisë dhe President i Shoqatës Evropiane të Studentëve të Drejtësisë thotë se asnjë universitet nuk mund të zhvillojë procesin zgjedhor brenda 30 ditësh dhe shton se anëtarëve të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, pranë Universitetit të Tiranës, u ka mbaruar mandati e si rrjedhojë veprimet që ata ndërmarrin, nuk mund të jenë legjitime.

Studentët e UT theksojnë se zhvillimi i zgjedhjeve në këtë datë përjashton 60% të studentëve nga e drejta ligjore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Por a po zhvillohet një fushatë zgjedhore për drejtuesit e universiteteve publike? Studentja Jona Voci thotë se kandidatët për rektor apo dekan nuk po zhvillojnë një fushatë të mirëfilltë, por mjaftohen me postime në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni përmes një shkrese ka deklaruar se Universiteti i Tiranës, nuk mund të zhvillojë zgjedhjet për autoritetet drejtuese për shkak të kaosit të shkaktuar nga 5 anëtarët e KIZ.

SHKARKO APP