VIDEO/ Zhvillohet ceremonia e varrimit të ushtarëve grekë në Dragot

Është zhvilluar sot ceremonia e varrimit të eshtrave të ushtarëve greke, të rënë gjatë luftës Italo-Greke që u gjetën gjatë gërmimeve në Dragot.

E pranishme në ceremoni ishte ambasadorja greke Eleni Surani, atasheu i mbrojtjes në Ambasadën greke Kristo Bakirxhi, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, përfaqësues të komisionit dypalësh ndërshtetëror si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë në ceremoni nuk ishin të pranishëm familjarët e të rënëve. Gjatë kërkimeve u gjetën 573 eshtra ushtarësh. /BW

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?