VIDEO/ ”Zonjat në Fier ia përplasin në fyryrë kryeministrit gënjeshtar”, Baçi: Janë mashtruar nga paketat propagandë, shumë të tjerë në vazhdimësi

Ish-deputeti i PD, Luan Baçi ka publikuar video nga një protestë që kanë zhvilluar disa gra në Fier me pretendimin se nuk kanë marrë pagën e luftës.

Baçi thotë se ato janë një shembull pasi duket thyer rregullat e lëvizjes dhe kufizmit të orarit ia përplasin në fytyrë kryeministrit gënjeshtar.

Paketat ekonomike ndihmëse sipas Baçit janë mashtrime dhe propagandë që kanë gënjyer mijëra qytetarë dhe këto protesta sipas tij nuk janë iniciativa të PD dhe opozitës por në vazhdimësi do ketë edhe më shumë qytetarë.

STATUSI I LUAN BAÇIT

“Paga e luftes” ose genjeshtra e radhes e KM.

Ne Fier, keto zonja te nderuara me kurajo,duke sfiduar ,orarin ,kufizimet dhe lejet e delirantit dolen dhe ja perplasen ne fytyre KM genjeshtar.

Jane me qindra dhe mijra punonjesit, qe jane mashtruar, nga paketat propagande te Rames.
Paket 1, paketa 2, paketa 3.
Kaq e aq miljon €

Ne fakte asgje konkrete, fjale dhe mashtrime, sorollatje dhe tallje, per shume punonjes te kategorive te ndryshme.
I ndaloi me urdher te prere, pa perjashtim, duke ndjere kenaqesi, se tashme ishte ai qe na komandonte, brenda dhe jashte shtepise.

Kur do dilnim, kur do futeshim brenda.
Kush do punonte dhe kush jo.

Kush do na shoqeroj dhe kush jo.
Kur do hame, kur do pime, kur do fleme.
Si do ecim, si do qendrojme, si do flasim.
Edhe oksigjenin nga ky derdimen duhet ta kemi.

Keto zonje te nderuara jane nje shembull, qe duhet ndjekur, nga te gjithe ne, nga te gjithe ata qe, ndihen te mashtruar, te genjyer, te abuzuar, nga kjo qeveri dhe ky KM.

P.S. kane dale me inisiativen e tyre, nuk jane te inskenuara nga opozita, sa per info do kete shume te tjere ne vazhdimesi.

Ju kam thene durimi ka kufi.
Mjaft me!

SHKARKO APP