VIDEO/Blindohet Rusia, të tjera pamje nga sulmi
“Shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk janë përcaktuar ende, kështu që është ende shumë herët për të folur. Këtë do ta tregojë hetimi. Qartësisht, ne do t’i marrim në konsideratë të gjithë variantet, si kriminale ashtu edhe të natyrës terroriste.’’
Kështu e nis deklaratën përpara gazetarëve presidenti rus Vladimir Putin pas ngjarjes që tronditi qytetin e San Petërsburgut.
Deri më tani autoritetet ruse kanë arritur të identifikojnë personin i cili ka aktivizuar bombën në stacionin e metrosë në St. Perersburg në Rusi.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=FC6nU6C5aEM” width=”560″ height=”315″]
Ndërkohë, komiteti rus i antiterrorizmit bëri me dije se ka gjetur dhe ka çaktivizuar një bombë në një tjetër stacion të metrosë së qytetit.
Më herët, dy shpërthime te fuqishëme kane tronditur Rusinë më herët gjatë ditës duke u marrë jetën të paktën 10 personave, ndërsa mbi 50 të tjerë mbetën të plagosur.
Agjencitë e lajmeve ruse TASS dhe Interfax raportojnë se nga shpërthimi në stacionin e metrosë Sennaya Ploshchad, ka shume të plagosur, deri me tani, 50.
Në internet po qarkullojne fotografitë e para që tregojnë tymin dhe një nga pjesët e metrosë së dëmtuar, raporton “Mirror”.
Nuk dihet ende me çfarë ka lidhje kjo ngjarje. Pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes tregojnë trupa njerëzisht të shtrirë në tokë mbuluar nga gjaku.
KOHA JONË SONDAZH

