VIDEO+EMRI/ Plagosja në Vlorë, dalin detaje të reja. Ja çfarë u gjet në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Është identifikuar dhe i plagosuri, e bëhet fjalë për 46 vjeçarin Klodian Memokondaj, ai i cili ka mbetur i plagosur pas një konflikti të shënuar pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Një grup personash janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye të cilat ende nuk dihen, teksa ka pasur dhe të shtëna.

Blutë e Vlorës në vendngjarje kanë gjetur një gëzhojë pistolete, por janë përdorur dhe sende të forta. 46-vjeçari Memokondaj është plagosur në kokë dhe dyshohet se të jetë dëmtuar nga goditja e mjeteve të forta.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës ku po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kjo është ngjarja e dytë brenda 3 ditësh në Vlorë ku ka konflikte dhe të shtëna mes të rinjsh.

/ SYRI.net

SHKARKO APP