Video+foto/ Momenti i transportimit të trupit të pajetë të zëvendësministrit kosovar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në pikën turistrike të Brezovicës në Kosovë, ku një ortek i ka marrë jetën Arian Dacit, zëvendësministrit të diasporës në qeverinë e Kosovës.
Orteku ka rënë në vendin e quajtur “Folea e Shqiponjës”. Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë ka konfirmuar rastin duke sqaruar se Daci ka humbur jetën, ndërsa një person është shpëtuar në momentet e fundit.
“Njërin e kemi shpëtuar, tjetri ka vdekur”, ka thënë Morina. “Dyshohet se viktima Arian Daci është djali i Nexhat Dacit”, ka thënë më tej Morina.
Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun.
Nexhat Daci është një nga akademikët dhe politikanët më të vlerësuar në Kosovë, ndërsa ka mbajtur dhe postin e kryetarit të Kuvendit.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj:
I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij.
Momenti i transportimit të trupit të pajetë:
https://www.facebook.com/portalikohanet/videos/394488854456655/

Ndërkohë që viktima ka postuar dhe një foto në Instastory gjatë ditës së sotme, ku tregonte se ndodhej për ski në Brezovicë bashkë me dy miq të tjerë të tij.

Ai ka qenë i apasionuar pas skive, ndërsa kjo video është xhiruar rreth 10 ditë më parë.
https://www.facebook.com/snownjerikosova/videos/2241399989216249/

KOHA JONË SONDAZH

