Videoja e Alizotit, babai i ”Stresit” dëshmon te Krimet
Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur, Stresi, po merret në pyetje nga prokurorë të Krimeve të Rënda, lidhur me çështjen ”Babalja”.
Lushaj po dëshmon në prokurori për videon ku shfaqet Fredi Alizoti, pasi është akuzuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla si pjesë e ”bandës së Berishës”, që ka realizuar regjistrimet. Kujtojmë se pas kësaj akuze Lushaj paditi në gjykatë Ballën.
Lushaj kërkoi dy milionë lekë të reja dëmshpërblim nga Balla. Në videon e dytë të publikuar për çështjen ”Babalja” deputeti i PD-së Ervin Salianji paraqiti sipas tij bisedën mes Sali Lushajt dhe Fredi Alizotit, bisedë në të cilën implikohej emri i Ballës. Kaq mjaftoi që socialisti të ‘shpërthente’ në akuza ndaj Lushajt.
KOHA JONË SONDAZH

