VIDEOLAJM/Aksidentohet furgoni me të burgosur, në hetim edhe skenari për arratisje

AKSIDENTOHET FURGONI ME TË BURGOSUR

Një skenar ideal për filma aksion por që në realitet tregon edhe pasigurinë në rrugë. Një furgon i Drejtorisë së Burgjeve në Tiranë, u përplas mëngjesin e së hënës në aksin Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesarat me një makinë dhe pas përplasjes mjeti doli nga rruga.

Mësohet se furgoni po transportonte tre të dënuar dhe nga përplasja, një polic mbeti i lënduar. Në furgon ndodheshin shoferi, 6 efektivë shoqërues për të burgosurit. Polici Verbosha, është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe se ka marrë dëmtime të lehta. Po ashtu edhe në këtë spital ndodhen tre të dënuarit, të cilët po mbahen nën monitorim nga policia dhe po marrin trajtim mjekësor.

Makina e policisë në tentativë për të shmangur përplasjen me një makinë ka devijuar rrugën dhe ka përfunduar në një byrektore. Bomblat e gazit në pamje gjendeshin brenda byrektores që ishte e mbyllur në atë moment. Fatmirësisht edhe pse përplasja ka qenë e fortë, bombolat e gazit nuk kanë shpërthyer. Të dënuarit janë të burgosur tek 313-a në Tiranë dhe po shkonin në seancë gjyqësore në Apel në Gjirokastër. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, teksa nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë një skenar për arratisjen e tre të burgosurve.

Ngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur paraditen e së hënës në aksin Tepelenë-Mallakastër, ku një furgon policie që transportonte të burgosur është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka goditur një ndërtesë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, thuhet se makina e policisë në tentativë për të shmangur përplasjen me një makinë ka devijuar rrugën dhe ka përfunduar në një byrektore. Bomblat e gazit në pamje gjendeshin brenda byrektores që ishte e mbyllur në atë moment. Fatmirësisht edhe pse përplasja ka qenë e fortë, bombolat e gazit nuk kanë shpërthyer. Në brendësi të furgonit kishte tre të burgosur dhe policë shoqërues. Nga përplasja është lënduar një polic jashtë rrezikut për jetën ndonëse është shoqëruar për në spitalin e Gjirokastrës me dëmtime të lehta. Ky aksident ka shkaktuar trafik dhe rëndesë të kalimit, edhe përshkak se “pasagjerë” ishin persona të rrezikshëm dhe që po shkonin në Gjykatë për vepra të rënda penale.

Amnistia

Disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta dekretoi ligjin për amnistinë, që i jep lirinë 175 të burgosurve. Ministria e Drejtësisë këtë vit ka pasur prioritet gratë, të cilat do të përfitojnë nga masat lehtësuese. Nga 56 gra të dënuara me burg, 28 prej tyre kanë fituar lirimin e menjëhershëm nga këto institucione, ndërsa për disa të tjera do të ketë ulje të dënimit me 1/3-tën. Një tjetër kategori përfituese janë dhe burrat mbi 60-vjeç, që nuk janë dënuar për vepra penale që ndalohen për të përfituar nga amnistia.

SHKARKO APP