VIDEOLAJM/ Atentati në Madrid ndaj të dyshuarve nga policia për vrasjen e Devi Kasmit

Atentati që përfundoi me ekzekutimin e Devi Kasmit mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen tek përplasja vite më parë e të fortëve të kryeqytetit, jashtë Shqipërisë.

Mëngjesin e sotëm Policia e Tiranës e cila po heton edhe vrasjen, bëri të ditur se personi i dyshuar kryesor, është Domard Konjari.

I riu nga Tirana, duket se ka qenë personi i parë për të cilin policia ka dyshuar, pasi në vitin 2010 kishte mbetur i plagosur në një atentat në Spanjë, ku ishte vrarë një tjetër shqiptar, por që mbante emër të rremë grek.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptari mësohet se mbante emrin, Dimitrio N., fillimisht i identifikuar si grek, por më pas hetimet nxorrën se ai ishte shqiptar që mbante emër të falsifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikërisht mëngjesin e sotëm policia e ka shpallur në kërkim Konjarin, ndërsa avokati i tij, Vladimir Meçe u shpreh paraditen e sotme se nuk e dinte ku ishte klienti i tij, i cili nuk ishte në Shqipëri.

SYRI.net ka siguruar një videot të janarit 2010, ku duket në autoambulancë Konjari, që po transportohej për në spital, ndërsa kishte mbetur i vrarë miku i tij, shqiptar.

Atentati do të organizohej para një hoteli në Madrid. Pikërisht për këtë atentat, ka qenë i dyshuar edhe Devi Kasmi, i cili mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me 4 plumba. Kasmi kishte pak kohë që kishte ardhur nga Spanja dhe për këtë arsye edhe ruhej.

Policia i ka gjetur në çantë një pistoletë, ndërsa në shtëpi i gjetën 3 kilogramë kokainë, një sasi prej 300 gramësh LSD dhe një sasi kanabisi.

© SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?