VIDEOLAJM/E vërteta e Henri Çilit, mohon 5 akuzat: S’kam takuar gjykatës

Jo si botues apo pronar i UET-së por si aksioner i “Legal Studio”, Henri Çili doli në një konferencë për mediat, ku foli për akuzat e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarët për çështjen e vrasjes së efektivit të policisë Ibrahim Basha në Lazarat. “Nuk kam takuar asnjë gjykatës, asnjë përfaqësues të sistemit të lartë të drejtësisë, as unë e asnjëri nga avokatët e studios sime”, tha Çili.

“Si botues dhe sipërmarrës takohem me shumë njerëz, edhe të drejtësisë por për këtë arsye nuk jam takuar asnjëherë me askënd”. Ai shpjegoi se ai kishte kontaktuar me të afërmit e vëllezërve Aliko si aksioner me 75% të aksioneve në një firmë ligjore që mund t’i përfaqësonte ata.

Çili shpjegoi edhe dhurimin e dy njësive shërbimi në kompleksin “Fishta” në Velipojë. “Është kryer sipas ligjit dhe me vullnet të plotë. Është e vërtetë që kontakti i parë me zotin Fishta ka ardhur përmes njohjeve të një klienti, apo të afërmve të klientit por konteksti dhe arsyet e dhurimit nuk kishin lidhje me çështjen, por me projekte për zhvillimin e turizmit”.

5 akuzat

AKUZA E PARE: MASHTRIMI: Në kuadër të veprimtarisë sime si ortaku mazhoritar i studios ligjore nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm dhe specifikisht në lidhje me akuzën e parë nuk kam mashtruar askënd për asnjë lloj arsye dhe asnjë lloj çështje.
AKUZA E DYTE: Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk ekziston asnjë dokument i falsifikuar, as kam nënshkruar, as kam marrë pjesë në përpilimin e asnjë akti të falsifikuar të pretenduar nga prokuroria.
AKUZA E TRETE: FSHEHJA E TE ARDHURAVE: Çështjet kanë qenë në fazën e negocimit për të konkluduar një kontratë shërbimesh juridike, edhe pse kishim filluar punën përgatitore ose hapat e pare si marrja e prokurës nga i pandehuri Feti Yzeiraj dhe i rekursit në gjykatën e lartë, brenda afatit maksimal ligjor.
AKUZA E KATERT: USHTRIMI I NDIKIMIT TE PALIGJSHEM: Nuk kam takuar asnjë gjykatës, asnjë funksionar të lartë të drejtësisë, as nga unë apo avokatët e studios ligjore.
AKUZA E PESTE: PASTRIME I PRUDUKTIT TE VEPRES PENALE: Dhurimi i dy njësive të shërbimit, nga ana e sipërmarrësit Seit Fishta në Velipojë është bërë me vullnet të lirë, është kryer konform ligjit, janë paguar taksat dhe është kryer në funksion të një kooperimi të ardhshëm midis nesh sipërmarrës dhe kompleksit Fishta në qytetin e Velipojës.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/229679414748774/?__xts__[0]=68.ARB3j36AslHb5kTyRfx2b72Nz77XdjEskYqr8AZNeRlC2eJ_iqylGD4mbIb2bluxp9e9y_Vz3QMXJStD2Y7e7WFSuA-d-T5foglbHUj5qY3HMQBhXMOLev8jljBepHQIcPqkzkqC960hmNMt7yrc_R6F_aeyiS2kwDnWPVwuFIq4uT1KtVVF744xclHEvHisrJW7ipetoPxfuJjSxNJo2hQfSyfONYMgI2u-TwsZvAB5F39umnz0QXesTahaDwNxM7bqcdiL0Epe5Nw-Xz4T0ZlW8XuBWEyKUbNtozTiRDSuh0rqnTWZtcqtiE0Ysy5nfIpNFKGNugJxPLU&__tn__=-R

 

SHKARKO APP