VIDEOLAJM/Mister në burgun e Peqinit, vdes i dënuari. Familja dhe avokati: E kanë helmuar

Familjarët e Andon Mëhillajt: Shteti e la të izoluar dhe pa mjekë në qeli

44-vjeçari Andon Mëhillaj, njeriu që akuzohet se gjente klientët për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj, ndërroi jetë në burgun e Peqinit, aty ku vuante dënimin me burg përjetë. Ngjarja e mistershme ka ndodhur pasditen e së dielës dhe lajmin e dhanë familjarët, duke ngritur dyshime se mund ta kenë helmuar. “Vuante nga zemra që në momentin që hyri në burg. Shteti e ka lënë të izoluar. Ka ndërruar jetë për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore”.

I dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale, në 2014 Mëhillaj u vetëdorëzua në policinë e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e kësaj bande famëkeqe. Ai u cilësua si kreu i bandës së tritolit në Vlorës, pasi personat që kishin konflikte me ta, i ekzekutonin përmes vendosjes së tritolit në makina, biznese apo banesa. Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte “pazaret” mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatatorit.

Deri më tani dyshohet se shkak i vdekjes së tij është bërë pikërisht një komplikacion me zemrën, ndërsa pritet që të kryhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar përfundimisht shkaqet e vdekjes. Avokati i viktimës, Edmond Dema, thotë se koha e gjatë e mos-gjykimit mund t’i ketë lodhur mendjen dhe zemrën. Sipas tij, i ndjeri në burg ka tentuar edhe të vetëvritet, duke prerë damarët. Për sa i përket rekursit për dënimin e dhënë nga Krimet e Rënda, avokati Edmond Dema është shprehur se klienti i tij nuk i ka pranuar kurrë akuzat që rëndonin mbi të.

Swiss Digital Desktop Reklama

”E kemi pasur gjyqin në mes se kemi qenë me rekurs në gjykatën e lartë. Gjatë gjithë kohës ka pretenduar për pafajësi. Në këto kushte edhe për hatër të fëmijëve, gjithmonë shpresonte. Kishte shpresa, shqetësimi i tij ky ishte. Para rreth dy muajsh kam folur me telefon. Kam folur edhe me familjarët. Se prisnim ngritjen e Gjykatës së Lartë. Ai ka pas një trastë me ilace, anti-depresantë. Ka patur tentativë për vetëvrasje, preu damarët. Ishte njeri i dobët konkretisht por akuzat si ka pranuar asnjëherë. Ai thoshte pse më kanë quajtur ”kapo’ i grupit”. Financat e tij lenin për të dëshiruar. Po ankthi i tij ishte i shtuar. Me vdekjen e tij besoj se i mbylli të gjitha. Gjykimi i tij u bë me dyer të mbyllura. Ai që e implikonte ishte Julian Sinanaj ku edhe ky i ka mohuar shumë akuza. Prandaj ne edhe bëmë rekursin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga burime jo zyrtare, thuhet në burgun e Peqinit, prej dy javësh nuk ka mjekë, pasi drejtori i pushoi dhe nuk i ka zëvendësuar. Të njëjtën gjë, tha edhe deputeti Lefter Maliqi gjatë interpelancës me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. “Vajti polici për ta zgjuar por e gjeti pa ndjenja dhe e çoi në spital të vdekur për shkak se administrata është kthyer në KÇK, nuk ka infermierë dhe mjekë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?