VIDEOLAJM/Një vrasës i super kërkuar nga Policia dhe dy trafikantë në sitën e OFL

Një person i dënuar me burg të përjetshëm dhe dy trafikantë, do të duhet të deklarojë burimet e pasurisë, pasi në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit i është dorëzuar formulari i vetëdeklarimit.

OFL-ja i kërkon super të kërkuarit nga Policia e Shtetit, Jani Aliaj që të deklarojë pasurinë. Ai nuk ka bërë asnjë ditë burg dhe është në kërkim policor për një nga vrasjet që tronditi Tiranën 4 vite më parë, ku u vra Elton Çiço në zonën e ish-Bllokut. Sipas OFL-së, ndaj Jani Aliaj ka edhe një masë ”arresti me burg” dhënë nga Gjykata e Përmetit, për veprat penale ”prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër, mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtja pa leje”.

Emri i dytë është një personazh nga Gjirokastra. Katan Bahorja i arrestuar nga autoritetet greke, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kurse i treti është nga Tirana, Florenc Tresa për të cilin Gjykata e Rrethit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim. Florenc Tresa është i arrestuar për trafik droge dhe në hetim si pjesë e një grupi prej 25 personash mes të cilëve edhe efektivë policie kufitare dhe doganierë. Tresa akuzohet se më 5 shkurt të vitit 2017 ka trafikuar nga porti i Durrësit drejt Ankonës në Itali 8193 kg kanabis dhe në datë 19 mars 2017 trafikuan 2270 kilogram kanabis me një vlerë prej 80 milionë euro, sekuestruar nga policia italiane.

Si subjekte të Ligjit Special, ata duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/2547399798840839/?__xts__[0]=68.ARDVajagU38OZewGpsRj8xl2iG8ZlpamJ1K9IVuFw-2FoVKbQOMW2QSd7iAIShWcEYYE_O3CiT9yqjmBFRTkQ6MNwSD0MY_7ToEp5E4748PtoT3WdIwXI6jLOL2SbSRPqWdPbr4DUkdEI9oZPWDg0wpZNmiocX5m_DuZCQPuusIzXrlAV5bhLj8QzkOvahtYRMZ4QE0Xmkr4NKK61JoUpqSYwC0FH4dRPXRNyd1RXDtqcl7KtrxM5tL_Rj_IDa4ty84Dl-SRqU2UKIWmmhDpKXSl07CsfO5t3QWzTiT0OHLNnGg60bnLzdVvrNypuzut2QST0YhKrrn6kjz6kxnlQtRleWhFO-0jyCl3nQ&__tn__=-R

 

SHKARKO APP