VIDEOLAJM/Qytetarët: Vlora jo kosh kimik. Prokuroria: Mbetjet jo me përmbajtje radioaktive

QYTETARËT: VLORA JO KOSH KIMIK

Prokuroria e Vlorës, bën të ditur se nga këqyrja dhe testimi i lëndëve që u gjetën dhe u sekuestruan në tragetin e ardhur nga Italia, rezulton se ato nuk kanë përmbajtje radioaktive. Mostrat e materialeve do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore edhe pse në procesverbalin e prokurorisë, thuhet se pajisja disponon 9 nivele për matjet e vlerave të të rrezikshmërisë së lëndëve radioaktive. “Pasi është shkuar brenda vendit ku ndodhej prova materiale nga ana e punonjësit të doganës Vlorë është ndezur pajisja dhe është matur në të gjithë territorin ku ndodheshin mbetjet provë material por nga testimi me pajisje nuk rezultoi të shfaqeshin në ekranin e pajisjes sinjalistike si numra të nivelit, efekte zanore apo dridhje që të na paralajmëronte dhe do të na provonte se në këto mbetje do të kishte element radioaktiv që maste kjo aparaturë”.

Përfaqësuesit e kompanisë italiane që kanë në pronësi tragetin e linjës së Brindisit, mohojnë dyshimet që janë ngritur. Ata shprehen se mbetjet kishin mbetur në traget, pasi ishte bërë remont në Kroaci por nuk u lanë atje për shkak se nuk kishin kohë dhe patën vështirësi në kantier për hapësirën, ndaj dhe u sollën në Vlorë. Johny dhe Massimo Prudentino, kanë paraqitur edhe disa dokumente, ky sipas tyre çdo është e certifikuar. Ata pohojnë se kanë dokumentet që kanë blerë material izolues dhe vaj për motorin e tragetit.

“Fuçitë e mbyllura me vaj janë vaj që përdoret për motorët e anijes. Janë 40 metra kub mbetje që janë krijuar në periudhën kur anija ka qenë në kantier në mesin e shkurtit i kemi kërkuar dhe kantierit në Kroaci por për shkak të çështjeve logjistike na kanë thënë nuk është e mundur. Janë mbetje normale dhe të parrezikshme që akumulohen në anije si gjatë punës normale dhe gjatë kohës që ka qenë në kantier në të gjitha anijet është materiali i izolimit termik i cili kur bëhet i vjetër rinovohet”.

Kjo situatë ka shqetësuar qytetarët e Vlorës, të cilët kanë dalë në protestë kundër sjelljes nga Italia të mbetjeve të rrezikshme. “Vlora nuk është kosh kimik”, janë shprehur ata. Akuzat ndaj bashkisë dhe qeverisë nuk kanë munguar. Ata kanë kërkuar që SPAK që të hetojë këtë çështje. “Qytetarët vlonjatë ju kërkoj që të na bashkoheni që të rritemi në një qytet të pastër dhe jo një plehrë që na e ka bërë Edi Rama me Dritan Lelin. Nuk mund të pranojmë që mbetjet të na helmojnë. Vlorës i është vendosur kamza. I bëjmë thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë çështje dhe të mos e lërë në dorë të Zotit. Ky është një veprim anti shqiptar dhe anti-njerëzor”.

Dyshimet janë për një tentativë të trafikimit të mbetjeve të dyshuara të rrezikshme nga Italia në Shqipëri që nëse do të provohet është e para e viteve të fundit dhe nga ana tjetër një këmbanë e fortë alarmi. Pas zbulimit të rrjetit që dyshohet se sillnin në Shqipëri lëndë të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin me qëllim për t’i depozituar, gjashtë të arrestuarit mohojnë të kenë lidhje me trafikun e mbetjeve toksike.

SHKARKO APP