VIDEOLAJM/Theu 3 postoblloqet e Policisë, shoferi ”i çmendur”: Po më ndiqnin

THYEN 3 POSTOBLLOQE TË POLICISË

27-vjeçari është shprehur në komisariat se po e ndiqnin që nga Devolli. Sipas tij, një fuoristradë i ishte vënë nga pas dhe për këtë arsye u detyrua që të largohej me shpejtësi.

Theu 3 postoblloqe të policisë dhe një skenar që e kemi parë në filma por Aldiron Shehu e realizoi në Shqipëri. 27-vjeçari, një person me precedentë penalë, ka qenë duke udhëtuar me targa greke falso nga Korça. Policia i ka bërë me shenjë të ndalojë, por ai vijoi rrugën i pashqetësuar. Forcat e policisë së Korçës kanë njoftuar kolegët e Pogradecit por as atyre Shehu nuk i’u është bindur duke vazhduar rrugën drejt Librazhdit. Edhe policët në Librazhd tentuan ta ndalonin, por rezultoi një tentativë e dështuar, pasi Shehu i dha gaz drejt Elbasanit. Në këtë qytet, policia i kishte ngritur një postbllok, nga ku merrnin pjesë edhe forcat Shqiponja. As këtu, Shehu nuk kishte mendje për të ndaluar.

Duke parë të gjitha thyerjet e postoblloqeve, Focat Shqiponja, ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan, ngritën një pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën. Drejtuesi i mjetit ka tentuar sërish që të largohet por këtë herë goditi makinën e policisë dhe dy mjete të tjera dhe kështu arratia u ndal. Për pasojë janë plagosur 5 persona: Eugen Abdurrazaku (polic), Albert Cani (instruktori i një autoshkolle), Adriana Muka, Diana dhe Durim Plaka (burrë e grua). Mësohet se polici ndodhet në spitalin ushtarak, për trajtim më të specializuar. Ky person sipas policisë edhe në vitin 2018, ka kryer të njëjtat veprime duke mos ju bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Policia sqaron se nuk ka patur të shtëna me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit. 27-vjeçari është shprehur në komisariat se po e ndiqnin që nga Devolli. Sipas tij, një fuoristradë i ishte vënë nga pas dhe për këtë arsye u detyrua që të largohej me shpejtësi. Ndërkohë grupi hetimor është duke verifikuar këtë version të të riut i cili e ktheu në një zonë lufte rrugën në hyrje të qytetit të Elbasanit.

“Më datë 04.02.2020, rreth orës 09:00, Salla e Drejtimit Korçë, ka njoftuar Sallën e Drejtimit të DVP Elbasan se mjeti tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922, nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit. Menjëherë në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit. Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet policisë në Elbasan. Forcat Shqiponja, ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën. Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera. Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 shtetas. Drejtuesi i mjetit shtetasi A.Sh, 27-vjeç, banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Ky drejtues mjeti edhe në vitin 2018, ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit të punonëjsit të policisë për të ndaluar. Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa atuomjetesh. Theksojmë se nuk ka patur asnjë të shtënë me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit”,-thuhet në deklaratën e plotë të Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP