VIDEO/Momenti i shoqërimit të biznesmenit Nikollaq Neranxi nga policia

Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi është shoqëruar në Komisariatin numër 6 nga forcat e policisë pasditen e së shtunës. Shkak janë bërë gjobat e vendosura nga punonjësit e rendit ndaj mjeteve të kompanisë së biznesmenit, në çastin kur në ambientet e saj zhvillohej një panair. Sipas Policisë, biznesmeni u shoqërua për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve drejtuar punonjësve të rendit. Vetë biznesmeni është shprehur për Report TV se nuk ka ofenduar asnjë prej punonjësve.

Ai ka shtuar se, ka kërkuar që të shkojë vetë në polici, ndonëse është ndjerë keq, pasi shoqërimi është bërë në prani të ambasadores së Kinës, e cila ka qenë e pranishme në momentin e ngjarjes. “Nuk kam ofenduar asnjë punonjës policie, kam kërkuar vetë të shkojë në polici pas përfundimit të panairit. Policia më tha se do të shoqërohej me urdhër.

Më erdhi keq pasi gjatë shoqërimit ishte dhe ambasadorja e Kinës, vend me të cilin kompania ime ka bashkëpunim” tha ai. Në një deklaratë për shtyp, policia thotë se një efektiv i rrugores është sharë dhe ofenduar nga biznesmeni sapo ka vendosur masa administrative për disa automjete të cilat ishin parkuar gabim në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?time_continue=64&v=vcp-Aw3q6Wg” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP