Videoskandali i Gjicit, reagimi i parë nga një deputetit i PS: Të bëhet shembull

Placeholder Image

Për herë të parë një deputet i Partisë Socialiste, ka komentuar videoskandalin dhe arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Denis Deliu dënoi veprimin dhe u shpreh se ky rast duhet të bëhet shembull për çdo zyrtar që merr poste publike, teksa shtoi se zyra e shtetit duhet të respektohet nga çdo pushtetar.

“Nuk e meritonim ne si PS këtë ngjarje. I qëndroj kësaj që, një gabim i Gjicit që mendoj se e mori dënimin e merituar, uroj të jetë shembull për çdo zyrtar që merr poste publike. Zyra e shtetit duhet respektuar dhe nuk duhen tejkaluar kompetencat. Sa më njerëz të mirë të kandidojnë do kemi rezultate dhe punë më të mira”, u shpreh Deliu.

SHKARKO APP