Videot me zona që janë përmbytur, Braçe thotë se situata është nën kontroll: I kemi pastruar kanalet

Prej dy ditësh, vendi është përfshirë në rreshje që kanë shkaktuar edhe përmbytje në një pjesë të mirë. Por sot, zv.kryeministri Erion Braçe, tha se siuata është nën kontroll. Sipas tij, kanalet janë pastruar në verë, edhe pse me mijëra video në vend tregojnë sesi janë përmbytur toka të tëra.

”Të gjitha akset rrugore janë të hapura, të kalueshme dhe në gjendje të mirë. Më duhet që të përgëzoj edhe Ministritë sepse as energjia elektrike nuk ka munguar nga veriu në Jug. Menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë optimal.

Kjo është arsyeja që sot që flasi, ne kemi një situatë të kontrolluar plotësisht edhe në kaskadën e Drinit. Të gjithë këtyre agjencive nuk u ka munguar në asnjë moment edhe mbështetja financiare. Shtabet janë mbledhur çdo ditë për të kontrolluar situatën. Sot ka qenë situata më e vështirë. Asnjë rajon nuk ka qenë pa 100 mm reshje shiu.

Pavarësisht kësaj, sot është dhënë efekti, veçanërisht në disa zona që janë tradicionalisht të tilla. Megjithatë puna e kryer gjatë verës, që janë pastruar të gjitha kanalet nga Bashkia dhe Bordi i Kullimit. Unë vetë kam vëzhguar të gjithë zonën e rrezikuar. Të gjithë kanë bërë pjesën e zonës së tyre”,-tha Braçe.

SHKARKO APP