Vidhen zyrat e Njësisë Administrative Shënkoll në Lezhë

Vidhen gjatë natës zyrat e Njësisë Administrative Shenkoll në Lezhë. Grabitja është konstatuar mëngjesin e sotëm.  Punonjësit e njësisë Administrative Shënkollë, të bashkisë Lezhë, kanë konstatuar dyert e hapura dhe më pas kanë njoftuar menjëherë policinë.

Sipas informacioneve të para mësohet të ketë pasur dëmtime në zyrën që bëhen pasaportat.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

SHKARKO APP