Vidhet banesa e diplomatit kuvajtjan në Tiranë
Banesa e atasheut diplomatik, pranë Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë Humoud Saleh Alhusaini është vjedhur pa thyerje.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se kallëzimi është bërë ditën e djeshme në komisariatin nr 1, në kryeqytet. Mësohet se nga banesa e tij, e cila ndodhet në kompleksin e vilave në zonën e Petrelës, është marrë një unazë dhe një byzylyk floriri.
Lidhur me këtë ngjarje, policia i ka referuar materialet prokurorisë, me akuzën e vjedhjes.
KOHA JONË SONDAZH

