Vidhet transformatori i Ujësjellësit, një pjesë e bashkisë Maliq pa ujë
Dëmtohet dhe vidhet transformatori në Ujësjellësin e fshatit Burimas.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në pompën e Ujësjellësit dhe kanë mundur të marrin një pjesë të transformatorit që dyshohet ta kenë shitur për skrap duke e lënë pa ujë një zonë të kosiderueshme të bashkisë Maliq.
Policia është duke kryer veprimet proceduriale për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Nga ana tjetër pas disa orë mungesë të ujit të pijshëm, Ujësjellës Kanalizime në bashkëpunim me OSHEE kanë bërë të mundur zëvendësimin e transformatorit dhe normalizimin e situatës.
KOHA JONË SONDAZH

