Vidhnin energjinë elektrike për serën me kanabis, dënohen dy shqiptarët

Autoritetet britanike kanë dënuar dy shtetas shqiptarë për kultivikm kanabisi. Në pranga kanë rënë 29-vjeçari Esmerald Jahelezi dhe 31-vjeçari Andrilon Mehmetaj.

Më 11 janar policia zbuloi serën me kanabis në zonën e quajtur Swavesey, e cila i përkiste shqiptarëve.

Jahelezin gjykata e dënoi me dy vite burg, ndërsa Mehmetaj me 12 muaj. Të dy shqiptarët do të dëbohen nga Britania e Madhe sapo të mbarojnë dënimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht dënimit të shqiptarëve, autoritetet dyshojnë se në këtë aktivitet janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas prokurorit të çështjes, në serë u zbuluan 443 bimë kanabis, me vlerë 177 mijë paund. Mësohet se energjinë elektrike shqiptarët e vidhnin nga rrjeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?