Vidhnin sende me vlerë, kapen “mat” 3 shqiptarë në Itali

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për veprën penale të vjedhjes së banesave. Mediat fqinje raportojnë se të arrestuarit janë nga Shqipëria, konkretisht dy të rinj të lindur në 1999 dhe një grua 30-vjeçare.

Shqiptarët kishin vjedhur  një laptop të shtrenjtë, bizhuteri të shumta dhe sende të tjera me vlerë. Agjentët e policisë kanë arrestuar tre shqiptarët, dy djem të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim në  Pistoia dhe gruaja është lënë në arrest shtëpiak.

Pas kontrolleve të kryera, tre shqiptarëve iu janë gjetur dhe sekuestruar disa sende, të cilat i kishin përvetësuar përmes aktiviteti të paligjshme të vjedhjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?