Vidhnin vepra arti të antikitetit dhe i shisnin, 3 në pranga në Durrës. Si vepronte grupi i hajdutëve

Policia ka arrestuar tre persona të cilët do të trafikonin dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore. Në pranga ranë shtetasit: A. V., 49 vjeç, banues në Fier, A. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Policia bën me dije se veprat do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila dhe se vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Antikat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës dhe u finalizua pas tri javë hetimesh.

Sekuestrohen dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore.

Veprat do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas disa javë hetimesh të kryera për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Antikat”.

Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e Currilave, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë në tentativë për shitje të dy veprave të antikitetit, shtetasit:

A. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetitn tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit;

A. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, e kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP